Alarm për bombë në Shkup

Alarm për bombë në Shkup

Aktuale November 30, 2021 - 19:32

Një alarm për bombë në Teatrin Kombëtar në Shkup, ka bllokuar rrugët në disa zona në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, raporton Alsat M.

Fillimisht ishte raportuar se mund të ketë bombë në objektin e Ministrisë së Jashtme, por sipas informatave ka pasur alarm se mund të ketë bombë në Teatrin Kombëtar.

Rrugët kryesore të Shkupit janë bllokuar. Një alarm të tillë pati edhe mbrëmë, ku një qytetar bëri një njoftim të rrejshëm nëpërmjet rrjeteve sociale.