Rama e konfirmon emrin e nënkryetarit të Prishtinës

Rama e konfirmon emrin e nënkryetarit të Prishtinës

Aktuale December 01, 2021 - 18:18

Përparim Rama më 7 dhjetor pritet ta merrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Gjtë ditës së sotme mediat kanë publikuar lajmin se Blerand Stavileci i PDK-së, do të jetë nënkryetar i Prishtinës, ndërsa kjo është mohuar nga vet Rama.

Rama ka thënë se nënkryetar i Prishtinës do të jetë Alban Zogaj, raporton Zeri.info.

Këtë, i pari i Prishtinës e ka bërë të ditur gjatë një interviste në “Kanal10”.

“Është një nënkryetar që është i konfirmuar, është Alban Zogaj. Ne e kemi CV të ndryshme për pozita të ndryshme dhe jemi duke vazhduar procesin, ka interes shumë të madh sepse tani kemi mundësinë për të bërë një ekip për të mirën e qytetit, përtej partive politike”, ka thënë Rama. /Zëri