Shkarkohet Drejtori i Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan

Shkarkohet Drejtori i Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan

Aktuale December 02, 2021 - 17:05

Ministria e Drejtësisë e ka shkarkuar Drejtorin e Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan, Isuf Iberdemaj.

Zeri.info ka mësuar se Iberdemaj është shkarkuar pasi në raportin e inspektimit nga Inspektorati i Ministrisë i Drejtësisë janë konstatuar shkelje që ai ka bërë gjatë kohës sa ishte Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.

Në arsyet e shkarkimit janë përmendur edhe dyshime që Iberdemaj ka lejuar daljet dhe përcjelljet e të burgosurve nga Qendra e Paraburgimit në kundërshtim me dispozitat ligjore.

“Më datë 28.09.2021, Ministria e Drejtësisë pas informacioneve të pranuara për shkelje ligjore të pretneduara në QPP, ka kërkuar inspektim në pajtim me dispozitat e legjislacionit përatë në fuqi”, thuhet në vendim, ku shtohet se më 13.10.2021, MD-ja ka pranuar raportin e inspektimit ku konstatohej shkeljet e lartëpërmednura. /Zëri