Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Aktuale December 02, 2021 - 18:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

Sipas IHMK-së, të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Të shtunën mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohet. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s. /Zëri