SBASHK-u mbështet BSPK-në për t’i dhënë kohë Qeverisë që të punojë në Ligjin e Pagave

SBASHK-u mbështet BSPK-në për t’i dhënë kohë Qeverisë që të punojë në Ligjin e Pagave

Aktuale December 02, 2021 - 18:39

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) bën të ditur se mbështet vendimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), për t’i dhënë kohë Qeverisë që të punojë për Ligjin e Pagave.

Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se ky qëndrim u mor sot, në mbledhjen e mbajtur me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të universiteteve.

“Në takimin e sotëm me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të universiteteve u vlerësua se është arritur të realizohet kërkesa e SBASHK-ut për nisje të dialogut me qeverinë, si dhe kërkesa që të dihet lidhur me fatin e Ligjit të Pagave. Me vendim unanim u përkrahën vendimet e BSPK-së për angazhim dhe për t’i dhënë kohë Qeverisë që ta punojë versionin e parë të Ligjit të Pagave”.

“Pas kësaj, në kohën më të shkurtër të mundshme, në fillim të marsit të nisin takimet me sindikatat dhe deri në fund të muajit mars të përgatitet versioni final e të dërgohet në Qeveri për votim dhe të vazhdohet me proceduarat parlamentare,” thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.