Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni

Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni

Aktuale December 02, 2021 - 19:21

Valdet Sadiku është ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni.

Sadiku, i ka dorëzuar sot një kopje të letrave kredenciale ambasadores Natasha Prah, udhëheqëse e protokollit diplomatik.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Sllovenisë

“Ambasadori i posaemëruar i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës së Kosovës Valdet Sadiku i dorëzoi një kopje të letrës kredenciale Ambasadores Nataša Prah, udhëheqëse e protokollit diplomatik”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Sllovenisë.

Kujtojmë se Sadiku deri vonë ka qenë i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në SHBA. /Zëri