Një familje në Rugovë e izoluar nga bora, kërkon ndihmë nga Komuna e Pejës

Një familje në Rugovë e izoluar nga bora, kërkon ndihmë nga Komuna e Pejës

Aktuale December 02, 2021 - 23:05

Një familje shqiptaro-amerikane është mbetur e izoluar në Rugovë të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk hoqi borën edhe 400 metra më lartë në rrugë.

Dede Nikolla thotë për kp se janë të bllokuar dhe kërkon ndihmën e komunës.

“Jemi dy shqiptaro amerikan jetojmë në Stankaj-Rugovë, por nuk po mund të lëvizim pasi rrugën e kanë pastruar deri te Kulla e Rugovasit, por jo edhe rrugën deri te ne, që i bije 400 metra më larg. Komunës së Pejës i kërkojmë ndihmë dhe të ketë mëshirë për dy pleq 68 e 75, vjeç, Dede Nikolla e George Filipi”, tha ai, duke shtuar se në atë pjesë ka edhe shtëpi tjera e që nuk janë rezidentë siç janë ata gjatë dimrit. /express