Abbot: 23 vjet më parë, 45 civilë të pafajshëm u vranë dhe ende nuk kanë gjetur drejtësi

Abbot: 23 vjet më parë, 45 civilë të pafajshëm u vranë dhe ende nuk kanë gjetur drejtësi

Aktuale January 15, 2022 - 14:19

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka thënë se Masakrën e Reçakut, ku u vranë 45 shqiptarë civilë, s’do ta harrojnë kurrë.

Ai ishte pjesë e nderimeve që u bënë sot në Reçak bashkë me krerët kosovarë dhe ambasadorë të tjerë të huaj.

“Sot në mëngjes iu bashkova përkujtimit për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës në Reçak. 23 vjet më parë, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt pa dallim dhe ende nuk kanë gjetur drejtësi. Nuk do të harrojmë kurrë”, shkroi Abboti në Twitter.