COVID-19 / Rajoni në listën e zezë të Gjermanisë, jo edhe Kosova

COVID-19 / Rajoni në listën e zezë të Gjermanisë, jo edhe Kosova

Aktuale January 15, 2022 - 20:33

 

Nga e diela, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe një sërë shtetesh të tjera, për shkak të shifrave të larta të infektimeve të reja me koronavirus, Gjermania do t’i kategorizojë sërish tek lista e vendeve me rrezik të lartë.

Këtë e bën me dije instituti Robert Koch, ndërsa përjashtim nga lista e rrezikut tek vendet e Ballkanit Perëndimor përbën vetëm Kosova.

Zonat me rrezik të lartë janë vendet ose rajonet ku numri i të infektuarve gjatë shtatë ditëve të kaluara ka qenë mbi 100 për çdo 1000 banorë. Ky është kriteri kryesor, por ka edhe të tjerë, si shpejtësia e lartë e përhapjes, shkalla e shtrimit në spital ose shkalla e ulët e testimit.

Përveç Ballkanit, listës së zonave me rrezik i janë shtuar edhe mbi 60 vende të tjera, ku ndër to edhe shumë vende të Evropës, shkruan tch.

Duke filluar nga e diela, udhëtarët që në dhjetë ditët e fundit kanë qenë në njërin nga vendet e listës duhet të regjistrohen fillimisht në një portal digjital.

Tashmë për të hyrë në Gjermani, nëse je i pavaksinuar nevojitet tampon negative dhe 10 ditë karantinë. Qeveria gjermane i jep mundësin udhëtarëve të dalin nga karantina brenda pesë ditëve, nëse tampon rezulton negativ, ndërkohë për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nevojitet vetëm karantinë pesë-ditore.