Bërnabiq: Kurti e ndaloi referendumin sepse s’e do Serbinë më të fortë

Bërnabiq: Kurti e ndaloi referendumin sepse s’e do Serbinë më të fortë

Aktuale January 15, 2022 - 22:17

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e dëshiron Serbinë më të fortë, ndaj ua ka ndaluar serbëve të Kosovës që të votojnë në referendum.

“Vendet e QUINT-it kanë treguar se nuk mund t'i bëjnë asgjë Kurtit ose se nuk duan asgjë, sepse kanë thënë se kanë bërë maksimumin, por se nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, kështu që do të punojmë me serbët në Kosovë dhe Metohi deri në lirinë përfundimtare”, tha Bërnabiqi për televizionin shtetëror serb.

Kuvendi i Kosovës sot ka ndaluar organizimin e referendumit të nesërm të Serbisë në Kosovë. /Zëri