Erdogani bllokon Tiranën

Erdogani bllokon Tiranën

Aktuale January 16, 2022 - 18:25

Me mbërritjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, nesër në Tiranë do të bllokohen disa akse rrugore.

Do të bllokohen rruget nga Casa Italia.

Bllokohet aksi aeroporti Rinas-Ura e Gjolës dhe anasjelltas nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

Po ashtu, aksi Vorë-Ura e Gjolës dhe anasjellas nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

Bllokohet Bulevardi Dëshmorët e Kombit duke filluar nga ora 14:30 deri në orën 16:30, rruga e Elbasanit duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30 dhe në orarin 14:30-16:30.