“Erdhëm kur kishit nevojë”, Erdogani mesazh gjigantëve të botës nga Laçi: Ju mbyllet kufijtë, ne vrapuam për ndihmë

“Erdhëm kur kishit nevojë”, Erdogani mesazh gjigantëve të botës nga Laçi: Ju mbyllet kufijtë, ne vrapuam për ndihmë

Aktuale January 17, 2022 - 13:51

Presidenti i Turqisë, Rexhep  Tayyib Erdogan tha gjatë fjalës së tij në Laç se ai dhe stafi i tij iu gjenden pranë Shqipërisë fill pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 për shkak të vëllazërisë mes popujve tanë, por edhe nisur nga fakti se turqit janë përballur shpesh me tragjedi të tilla.

“Gëzimi i Shqipërisë, është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë. Mirëqënien dhe paqen tuaj e konsiderojmë si tonën. Neve na ndodhën dy tërmete gjatë viteve të fundit, të cilat krahas tërmeve të mëparshme na e lënduan zëmrën ashtu sio edhe tërmeti që ndodhi në Shqipëri”, tha Erdogan nga Laçi duke shtuar se shenjë e vëllazërisë nuk është që të shkosh në ndihmë kur thërritesh, por kur e sheh që vëllai ka nevojë.

Erdogani sulmoi edhe shtetet e tjera të mëdha nga Laçi duke theksuar se ndërkohë që ata mbyllen kufijtë gjatë pandemisë, Turqia iu gjend pranë popujve në nevojë.

“Gjatë pandemisë, ndërkohë që ato vendet e mëdha mbylleshin në vete, mbyllnin kufijtë, mbyllnin sytë,m ne nuk e bëm këtë, por vrapuam për të ndihmuar duke dalë jashtë kufijve për të ndihmuar vëllezërit tanë”, tha ai.

“Ne morëm vendim duke firmosur dhe një memorandum mirëkuptimi që shtëpitë, banesat, që ishin të rrënuara, të ribëheshin, rindërtoheshin nga zeroja. Sot po i dorëzojmë këto banesa, që janë 522 njësi banimi, të cilat kanë kushtuar 42 milion euro”, theksoi Presidenti turk.

Pas vizitës në Laç, Erdogan do të zhvillojë një ceremoni inagurimi të xhamisë së “Et’hem Beut” në Tiranë dhe më pas do të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë./abcnews