Aktakuzë ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik në Sllavonski Brod, ku vdiqën 10 persona

Aktakuzë ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik në Sllavonski Brod, ku vdiqën 10 persona

Aktuale January 19, 2022 - 10:45

Prokuroria në Slavonski Brod të Kroacisë ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për aksidentin e rëndë në verën të vitit të kaluar, ku vdiqën 10 mërgimtarë nga Kosova.

52-vjeçari akuzohet se më 25.07.2021, rreth orës 6:00 të mëngjesit, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte, ktheu kokën duke shikuar nga pjesa e pasme e autobusit, ku kishte dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ishte në gjendje të ndiqte situatën në trafik para vetes ose drejtimin e autobusit, për çka nuk ka vërejtur se autobusi kishte kaluar në korsinë e ndalimit emergjent e më pas në bar në anën jugore të rrugës derisa goditi një tabelë me pjesën e përparme, raporton “Index.hr”.

Ai akuzohet se më pas mori kthesën majtas dhe frenoi, duke shkaktuar rrëshqitjen e përmbysjen e autobusit, ku vdiqën dhjetë persona dhe u lënduan 44 tjerë, prej tyre 15 më rëndë.

Aksidenti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.

Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e mohoi këtë.

Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit.