Krivokapiqi e shkarkon zyrtarisht nga detyra Dritan Abazoviqin

Krivokapiqi e shkarkon zyrtarisht nga detyra Dritan Abazoviqin

Aktuale January 19, 2022 - 21:13

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm, Dritan Abazoviq.

Në vend të Abazoviqit, ai ka propozuar ministrin e Financave, Milojko Spajiq, për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.

“Sot i dorëzova Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për zëvendësimin e Dritan Abazoviqit dhe propozova ministrin e Financave dhe Përkujdesjes Sociale, Milojko Spajiq, për zëvendëskryeministër të ri të Qeverisë së Malit të Zi. Evropa tani! Për një Mal të Zi të shëndoshë”,ka shkruar Krivokapiq në rrjetin social Facebook.

Image