Hovenier: Askush s’është i interesuar për një Republika Srpska në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Hovenier: Askush s’është i interesuar për një Republika Srpska në Kosovë

Aktuale January 26, 2022 - 17:47

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, nuk janë në pyetje.

“Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Kosova është shtet sovran. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier në televizionin publik.

Ambasadori Hovenier ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke deklaruar se çka kjo do të ishte është çështje për qeverinë e Kosovës.

“Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive, diçka që... jam i vetëdijshëm për shqetësimet për një Republika Srpska tjetër. Askush nuk është i interesuar për këtë. Kjo nuk i ndihmon Kosovës. Nuk është e dobishme. Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit”, ka deklaruar ambasadori amerikan në këtë intervistë. /Zëri