Sa protestues ishin dje kundër shtrenjtimit të rrymës, sipas Policisë

Sa protestues ishin dje kundër shtrenjtimit të rrymës, sipas Policisë

Aktuale January 27, 2022 - 08:52

Dje është mbajtur protesta e organizuar nga shoqëria civile për të kundërshtuar propozimin e ZRRE-së që të shtrenjtohet rryma elektrike dhe të kthehen bllok-tarifat, teksa si kërkesë të dytë kishin nacionalizimin e KEDS-it.

Protesta ka shkuar pa ndonjë ekses, teksa marshi protestues ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, raporton “Zëri”.

Se sa ishte numri i protestuesve ka mundur të gjykojë secili me syrin e vet, por Policia në raportin e saj 24-orësh ka dhënë një përcaktim.

“Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme. Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar dhe çdo gjë ka kaluar pa ndonjë incident”. /Zëri