FDH-ja publikon buletinin “Gjykimet në Dhomat e Specializuara të Kosovës gjatë vitit 2021”

FDH-ja publikon buletinin “Gjykimet në Dhomat e Specializuara të Kosovës gjatë vitit 2021”

Aktuale January 28, 2022 - 10:51

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka publikuar buletinin “Gjykimet në Dhomat e Specializuara të Kosovës gjatë vitit 2021”.

Në këtë buletin janë paraqitur informatat e përgjithshme mbi ecurinë e gjykimeve para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) përgjatë vitit 2021.

Për momentin në DHSK janë duke u trajtuar katër (4) raste. Tri rastet kanë të bëjnë me krimet e luftës: “Prokurori kundër Salih Mustafës”; “Prokurori kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve”; dhe “Prokurori kundër Pjetër Shalës”. Kurse rasti “Prokurori kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt” ka të bëjë me veprat penale kundër pengimit të administrimit të drejtësisë.

Rastet “Prokurori kundër Salih Mustafës” dhe “Prokurori kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt” gjenden në shqyrtim kryesor, kurse dy rastet e tjera janë ende në procedurën paraprake.

Gjatë vitit 2021 në DHSK janë mbajtur gjithsej gjashtëdhjetë e tetë (68) seanca gjyqësore dhe janë dëgjuar tetëmbëdhjetë (18) dëshmitarë.

Deri në përfundim të vitit 2021 nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) janë akuzuar tetë (8) persona dhe të gjithë të pandehurit gjenden në paraburgim në Hagë.

BULETININ E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU