Deputeti gjerman për aplikimin e Kosovës në KE: Të vendoset në agjendë të këtij këshilli

Deputeti gjerman për aplikimin e Kosovës në KE: Të vendoset në agjendë të këtij këshilli

Aktuale May 16, 2022 - 13:57

Ditë më parë Qeveria e Kosovës njoftoi se ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kjo gjë bëri bujë të madhe, sidomos në Serbi, nga ku anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës e panë si kërcënim.

Pavarësisht kësaj, disa nga shtetet perëndimore e përkrahën iniciativën e Kosovës për anëtarësim në KE.

Edhe deputeti gjerman Knut Abraham u ka bërë thirrje ministrave të këtij këshilli që çështjen e Kosovës ta vendosin në agjendën e takimit të radhës.

“Koha për të vepruar: I bëj thirrje Qeverisë italiane ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, që mbahet të premten. Ky është momenti i duhur që duhet të përdoret tani”, shkroi ai në Twitter. /Zëri