Shtatë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Shtatë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Aktuale May 16, 2022 - 14:56

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se shtatë rastet janë regjistruar nga testimi i 486 testimeve të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792.

Në total numri i rasteve aktive është 328. /Zëri

Postimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.349 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 486 testime, shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792.

Në total numri i rasteve aktive është 328.