Dënohen me nga katër vjet e gjysmë burgim Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Dënohen me nga katër vjet e gjysmë burgim Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Aktuale May 18, 2022 - 10:56
E Plotësuar

Dhomat e Specializuara në Hagë i kanë shpallur fajtorë dhe i kanë dënuar për disa pika të aktakuzës ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Specialja i ka dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe një gjobë prej 100 eurove, të cilën duhet ta paguajnë deri në korrik të vitit 2022, raporton Zeri.info.

Dënimi me burgim do t’u llogaritet nga koha e qëndrimit në paraburgim. /Zëri

10: 44 - Shpallen fajtorë Gucati dhe Haradinaj

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur vendimin për dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Sipas vendimit, Gucati dhe Haradinaj janë shpallur fajtorë, raporton Zeri.info.