Tahiri vë bast: Nëse janë mbledhur mbi 2 milionë euro për Fondin e Sigurisë, e dorëzoj mandatin
Foto: Laura Hasani

Tahiri vë bast: Nëse janë mbledhur mbi 2 milionë euro për Fondin e Sigurisë, e dorëzoj mandatin

Aktuale May 19, 2022 - 16:55

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar sot Qeverinë për siç ka thënë, dështimin me Fondin e Sigurisë.

Sipas tij, është gabim që Qeveria po i mban të fshehta mjetet financiare që janë mbledhur në Fondin për Siguri, bile ai ka vënë bast se deri më tani as 2 milionë euro nuk janë mbledhur në këtë Fond, transmeton Zeri.info.

“Sot, kur kanë shkuar 75 ditë, unë jam i bindur dhe nëse nuk del kështu unë po vë bast dhe po e lë mandatin e deputetit, nëse e kanë kaluar mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë deri sot kur po flasim, unë e lë mandatin e deputetit, sepse as dy milionë euro nuk janë mbledh, kë doni me fajësua, shoqërinë?!”, ka thënë Tahiri në Kuvend ku po diskutohet për situatën e sigurisë.

Sipas tij, prej që është hapur Fondi i Sigurisë, do të duhej minimumi 20 milionë euro të mblidhen.

Ai shoti se Qeveria nuk ka organizuar fushata të mjaftushme për të mbledhur sa më shumë mjete në këtë fond, ndërsa deklaroi se ky Fond ishte hapur në mënyrë që të fshiheshin keqperdorimet nga kriza energjetike. /Zëri