Punëtorët e sektorit publik kërkojnë 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Paga [foto]
Foto: Laura Hasani

Punëtorët e sektorit publik kërkojnë 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Paga [foto]

Aktuale May 20, 2022 - 14:35

Sot procesi mësimor nuk u zhvillua pasi SBASHK-u organizoi një protestë, ku morën pjesë mësimdhënësit nga e gjithë Kosovës.

E në fjalën e tij kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se punëtorët arsimor janë shtylla e shtetit.

Hykolli tutje ka shtuar se punëtorët e sektorit publik kërkojnë rritjen e pagave për 100 euro, sipas tij një kërkesë e arysyeshme.

“Jemi mbledhur këtu për t’ia përkujtuar partnerit tonë social Qeverisë se ne të punësuarit presim vëmendjen e tyre, punë e veprime dhe përmbushjen e premtimeve për të cilat i kemi zgjedhur. Mos na shpërfillni dhe hapnani derën e dialogut social. Shqetësimet tona janë reale, janë të përbashkëta, janë shqetësime të cilat njihni edhe ju. Kërkojmë hartimin si duhet, por jo të ngadalësuar e të zvarritur të Projektligjit për paga që tashmë duhej të ishte miratuar dhe kësisoj do të rregullonte sistemin e pagave ashtu si duhet, por mospërfillja dhe shpërfillja nuk ju lënë., Jemi këtu që t’i themi se derisa kjo të ndodhë e duam dhe kërkojmë arsyeshëm rritjen e pagës prej 100 euro për të gjithë punësuarit e Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë është e arsyeshme dhe minimale për të punësuarit të cilëve u është vështirësuar jeta. Ju partneri ynë social, Qeveria e Kosovës e keni bazën e mëkimit dhe të kujdesit për punëtorin, sepse ju e dini, se ne jemi shtylla e këtij vendi dhe shtyllat e bëjnë kulmin. Kur shtyllat shemben, edhe kulmi do të bjerë”, ka thënë ai.

Image
Image
Image

 

Në këtë protestë morën pjesë një numër i madh i mësimdhënësve nga e gjithë Kosova.

 

 

Edhe pse protesta është paralajmëruar të jetë e qetë aty janë parë edhe një numër i madh i pjesëtarëve të policisë pranë objektit të qeverisë.

 

 

Kjo protestë nisi me thirrjen “Kryeministër, realizo kërkesat tona. Parandaloje grevën e përgjithshme” /Zëri

 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image