Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri

Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri

Aktuale May 22, 2022 - 21:20

Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e një Presidenti konsensual në Shqipëri. Partia Demokratike nuk paraqet asnjë kandidat  pasi pretendon se Partia Socialiste duhet ta mbështesë me firmat e saj.

“Konstatoj me keqardhje që nga opozita nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësi për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Megjithatë ne e respektojmë marrëveshjen me grupin parlamentar të PD dhe dy grupet e tjera, që dy raundet e para u takojnë propozimeve të opozitës.”- tha Balla

Taulant Balla i qëndron marrëveshjes  sipas tij,  se Partia Socialiste nuk do paraqesë asnjë kandidat , por do te presë kandidatë me firma nga Partia Demokratike. Ajo që mund të thuhet është se Presidenti që do zgjidhet ne raundin e katërt do te jete propozim me firmat e  Partisë Socialiste.

“Por nëse edhe në raundin e tretë nuk do të hyjë në proces, natyrshëm një gjë është e sigurt, në raundin e katërt do të zgjidhet me kandidatë të propozuar prej nesh Presidenti apo Presidentja e re e Republikës.”- tha Balla.

Por, fakti që asnjë nga  8 emrat e Partisë  Demokratike  nuk u votua  zyrtarisht ne sallë, Partia Socialiste akoma mund të zgjedhe një prej tyre dhe ta fusë në votim. Nëse ndodh kështu duhet parë sesi do te reagojnë deputetet e opozitës: do  votojë ata një kandidature te djathtë, por që propozohet nga e majta?./TopChannel