Bislimi pyetet në Komision se a është Asociacioni kusht për marrëveshje finale Kosovë – Serbi
Foto: Laura Hasani

Bislimi pyetet në Komision se a është Asociacioni kusht për marrëveshje finale Kosovë – Serbi

Aktuale May 23, 2022 - 14:56

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun me Serbinë.

Ai gjatë raportimit është pyetur nga deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi nëse Asociacioni i Komunave Serbe është kusht për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi në këtë rast nuk ka dhënë përgjigje direkt, veçse ka përsëritur apelin e BE-së që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të zbatohet pa kushte, ndërsa shtoi se BE-ja ka evidentuar se pala serbe ka numër më të madh të marrëveshjeve që nuk i zbaton, raporton Zeri.info.

“BE-ja thotë, duhet të implementohen marrëveshjet, nuk ka kushte, e njejta BE thotë se lista e mosimplementimit të marrëveshjes është më e gjatë te pala serbe, nuk e di pse i fryni kësaj teme?”, tha Bislimi. /Zëri