Temperatura deri në 31 gradë gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Temperatura deri në 31 gradë gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Aktuale May 24, 2022 - 15:20

Nesër dhe pasnesër në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat vende–vende mund të sjellin reshje të izoluara shiu.

“Në vise të larta parashihet të kemi inverzion në fushat termike, gjë që temperaturat minimale atje parshihen të jenë më të larta se në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa temperaturat maksimale vazhdojnë të jenë më të ulëta se zakonisht”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimit me shpejtësi 1-7m/s. Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që nga ora 10:00 - 17:00 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”.

Reshje më të theksuara priten nga fundi i javës.