Murati: Nga muaji i ardhshëm fëmijët do t’i marrin nga 20 euro
Foto:Laura Hasani

Murati: Nga muaji i ardhshëm fëmijët do t’i marrin nga 20 euro

Aktuale June 23, 2022 - 13:58

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se që nga muaji i ardhshëm do të fillojë zgjerimi i shtesave për fëmijë.

Tash për tash fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që lindin gjatë kësaj kohe për dy vjet rresht di t’i marrin nga 20 euro.

“Nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë zgjerimi i shtesave për fëmijët”, ka thënë Murati gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, të enjten.

Pos këtij lajmi, ai i ka cilësuar “demagogë” deputetet e opozitës, për shkak të projektligjit për tërheqjen e Trustit.

“U tha që nuk janë ndihmuar të papunët. Por na tregoni Trusti qysh i ndihmon të papunët, kjo nuk i ndihmon aspak. Ne si qeveri kemi program qeverisës dhe atë po e zbatojmë. E kemi edhe Pakon e ringjalljes ekonomike, kemi sjellë edhe Ligjin për pagën minimale, që mbështet të gjithë punëtorët e sektorit privat e publik, marrëveshjen për reformën e skemës sociale”, tha ai.

Murati po ashtu ka thënë se i kanë ndihmuar qytetarët përmes Pakos për ringjallje ekonomike.

Po ashtu ka shtuar se, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rritja ekonomike për tre muajt e parë të këtij viti është gati 5 për qind. /EO