Njoftim i rëndësishëm për udhëtarët që vijnë nga Evropa në Kosovë

Njoftim i rëndësishëm për udhëtarët që vijnë nga Evropa në Kosovë

Aktuale June 24, 2022 - 16:09

Aeroportet në shumë vende të Evropës janë duke u ballafaquar me mungesë të stafit.

Mungesa e tyre po shkakton probleme në fluturime, ndërsa për të shmangun çdo vonesë dhe humbje të fluturimit, kompania Eurokoha dhe Kosova Airlines, ka njoftuar pasagjerët që të jenë në aeroport 3 orë para udhëtimit.

“Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët! Për shkak të mungesës së përgjithshme aktuale të stafit në aeroportet evropiane, ju kërkojmë urgjentisht të jeni në sportelin e kontrollit për fluturimet tuaja të paktën tre orë përpara nisjes. Faleminderit shumë!”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar Eurokoha dhe KosovaAirlines. /Zëri