SHSKUK-ja reagon pas kërcënimit të mjekut në QKUK

SHSKUK-ja reagon pas kërcënimit të mjekut në QKUK

Aktuale June 25, 2022 - 19:45

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka dënuar kërcënimin e mbrëmshëm ndaj mjekut kujdestar, specialist i kardiologjisë, B.G. i cili u kërcënua në detyrë, gjatë dhënies së shërbimeve shëndetësore për pacientë.

SHSKUK-ja në reagim thotë se aktetet e tilla janë të papranueshme.

“Aktet e tilla të kërcënimit ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë, në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

SHSKUK-ja kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe ndaj kërcënuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi. /Zëri