Zhurmat në lokalet e Prishtinës, Komuna paralajmëron vendosjen e sensorëve, gjoba deri në mbyllje

Zhurmat në lokalet e Prishtinës, Komuna paralajmëron vendosjen e sensorëve, gjoba deri në mbyllje

Aktuale June 25, 2022 - 21:46

Komuna e Prishtinës pritet të zgjedh problemin e zhurmës së lokaleve në kryqytet, për çka ka pasur ankesa të vazhdueshme nga qytetarët.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka paralajmëruar se në lokale do të vendosen sensorë, ku për ata që tejkalojnë limitin e caktuar do të gjobiten dhe mbyllen, transmeton Zeri.info.

“Do të vendosim senzorët e zhurmës, në çdo bar! Ato që e tejkalojnë limitin e caktuar me rregullore, i dënojmë! Disa dënime me rradhë, e mbyllim bar-in e caktuar”, ka thënë Zogaj në një përgjigje në Tëitter, kur është pyetur nga një qytetarë në lidhje me këtë problematik. /Zëri

Image