Deputeti Mirsad Shkreta denoncon në Polici se iu vodhën 50 mijë euro

Deputeti Mirsad Shkreta denoncon në Polici se iu vodhën 50 mijë euro

Aktuale June 25, 2022 - 22:02

Në orët e para të së premtes, më 24 qershor, deputeti iLëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta ka hetuar se iu është vjedhura banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Njëri nga eprorët e lartë të hetimeve brenda Policisë së Kosovës e ka konfirmuar se janë duke e hetuar rastin për vjedhjen e 50 mijë eurove në banesën e deputetit.

“Rasti është hap, është trajtuar prej njësiteve kompetente. Të gjitha masat e mundshme janë ndërmarrë. Hetimet janë duke u zhvilluar”, ka thënë njëri nga eprorët e hetimeve në polici.

Tutje eprori ka thënë se në bazë të deklaratës së Shkretes në polici, bëhet fjalë për 50 mijë euro të vjedhura.

“Po, në bazë të deklaratës së tij janë 50 mijë euro”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Shkreta më 29 mars të këtij viti ka dorëzuar raportin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit,

Mirëpo, në tabelën ku tregohet se sa para të mbajtura në institucione financiare ka deputeti Shkreta, nuk figurohen parat që pretendohet se janë vjedhur.

Sipas raportit të Antikorrupsionit, në dy llogari bankare, deputeti Shkreta ka deklaruar se posedon në total 101 mijë e 689 në emër të tij.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe paratë në tri llogaritë e bashkëshortes së tij, që në total janë 21 mijë e 98 euro./kallxo

Image