Ambasadori Hovenier mblodhi në drekë “Ekipin e Unitetit” të Kosovës

Ambasadori Hovenier mblodhi në drekë “Ekipin e Unitetit” të Kosovës

Aktuale July 05, 2022 - 19:33

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbedhur për drekë ish “Ekipin e Unitetit” të Kosovës, që ishin përfshirë në bisedimet e Vjenës 2006/2007” për statusin e Kosovës.

Të ftuar ishin, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, Blerim Shala – këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj – ish ministër i Punëve të jashtme, Ylber Hysa – ish ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut si dhe ish kryeministri Agim Çeku.

Po ashtu i ftuar ishte edhe Kai Sauer, nënsekretar i shtetit finlandez që në vitin 2006/7 ka shërbyer si këshilltar i Martti Ahtisarit, emisar i OKB-së në negociatat për statusin final të Kosovës.

Një gjë të tillë, e bëri publike vetë ambasadori Hovenier, përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.

“Jam i lumtur që do të shtroj një drekë sot për Ambasadorin Kai Sauer, nënsekretarin e Shtetit – Politika e Jashtme dhe Siguri, të Ministrisë së Jashtme të Finlandës dhe anëtarët e ‘Ekipit të Unitetit’ të Kosovës. Ne diskutuam punën tonë kolektive të viteve 2006-07 dhe përkushtimin tonë për suksesin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka shkruar Hovenier. /Zëri