Radojiçiqi me video nga Leposaviqi: Serbë, jam kthyer dhe ju e dini çka do të thotë kjo

Radojiçiqi me video nga Leposaviqi: Serbë, jam kthyer dhe ju e dini çka do të thotë kjo

Aktuale July 06, 2022 - 09:21

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, që kërkohet nga Policia e Kosovës, duket se është kthyer në veri të vendit.

Në një video të publikuar në rrjete sociale nga mediat serbe, ai thuhet se po paraqitet nga kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht nga Leposaviqi.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb sapo ka filluar. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni t’ju them, edhe të tjerëve, unë jam këtu. Jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë, sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia!”, thotë Radojiçiqi në këtë video të publikuar nga mediat serbe, transmeton Zeri.info.

Radojiçiqi kërkohet nën dyshimet se është i përfshirë në vrasjen e kundërshtarit të Listës Serbe, Oliver Inavnoviq.

Ndërkohë, në muajin shkurt Milan Radojiçiqi u largua nga Kosova. Edhe pse me urdhërarrest ndaj tij, arriti të kalojë kufirin në Bërnjak pa u ndaluar nga Policia Kufitare.

Radojiçiqi është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje në krim të organizuar. /Zëri