Mali i Zi pezullon vendimin ku kërkoi pasaportë për fëmijët nën 18 vjeç për kalimin e kufirit

Mali i Zi pezullon vendimin ku kërkoi pasaportë për fëmijët nën 18 vjeç për kalimin e kufirit

Aktuale July 06, 2022 - 11:42

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Kosova lejoheshin të kalonin kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.

“Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

“Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi”, përfundon njoftimi i MPJD-së.

Mali i Zi ndalon kalimin e kufirit për kosovarët nën 18 vjeç, të cilët nuk kanë pasaportë

Theksojmë se MPJD-ja kishte lëshuar një njoftim të martën, ku thuhej se për hyrje në Mal të Zi duhet pasaporta edhe për fëmijët deri në moshën 18-vjeçare. /shqip.com