Çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme
Foto: Laura Hasani

Çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme

Aktuale July 07, 2022 - 09:15

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Siç njofton Ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.78 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.73 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është: 0.78 € për litër”, thuhet në njoftim.

I vetmi ndryshim nga çmimi i para një dite është te çmimi i benzinës, i cili dje ishte 1.74 euro për litër, ndërsa sot një cent më lirë, transmeton Zeri.info.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 07.07.2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /Zëri