BIK: Kurban Bajrami të shtunën, më 9 korrik

BIK: Kurban Bajrami të shtunën, më 9 korrik

Aktuale July 07, 2022 - 11:00

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se besimtarët se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është ditën e shtunë, më 09 korrik 2022.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. BIK-u ka njoftuar se namazi i sabahut falet në orën 4:32, ndërsa namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:43.

“Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit do ta mbajë dr. Orhan Bislimaj -kryemami i KBI-së në Prizren. Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5.43 min., të cilit do t’i prijë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Buhan ef. Hashani, ndërsa Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava”, thuhet në njoftim.

Po ashtu me rastin e festës së Kurban Bajramit ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na i pranojë lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Kurban Bajramit!”, thuhet në njoftim. /Zëri