Krasniqi: Qeveria s’ka treguar asnjë rezultat, gjithçka po ndodh si shkak i popullizmit

Krasniqi: Qeveria s’ka treguar asnjë rezultat, gjithçka po ndodh si shkak i popullizmit

Aktuale July 30, 2022 - 08:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në një intervistë ka vlerësuar se Qeveria është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme poashtu edhe në atë te brendshme.

Sa i përket rritja ekonomike, Krasniqi potencoi se pritjet janë që për vitin 2022 do të jetë 2.9%.

Sipas tij, për më shumë se një vit të qeverisjes nuk ka asnjë rezultat dhe se krejt çka ka ndodhur është tendencë e popullizmit.

“Fatkeqësisht nëse ka një fjalë që e definon më së miri këtë qeveri është paaftësia. Kjo Qeveri është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme qoftë në politikën e brendshme. Sot nuk ka një sektorë në Kosovë që mund të thuhet se në korrikun e vitit 2022 është më mirë sesa në shkurt të vitit 2021. Kjo Qeveri ka marrë mbështetje qytetare dhe ka kaluar një vjet e gjysmë të kësaj Qeverie dhe efektet në asnjë fushë nuk janë pozitive”.

“Por përkundrazi ne kemi ose stagnim ose regres. Rritja ekonomike është shumë e vogël se inflacioni dhe pritjet për vitin 2022 janë që rritja mund të jetë 2.9%, por inflacioni do të vazhdojë të jetë në nivelin dy shifror. Krejt çka ka ndodhur është tendencë e populizmit siç ishte prezantimi me tog fjalshin një të punësuar në çdo familje pa dhënë dëshmi se sa familje nuk e kanë asnjë të punësuar dhe cila do të jetë kostoja dhe efekti. Janë komplet jo kompetent dhe poashtu jo koherent në ato që thonë”, tha Krasniqi për Ekonomia Online.

ka vlerësuar se Qeveria është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme poashtu edhe në atë te brendshme.

Sa i përket rritja ekonomike, Krasniqi potencoi se pritjet janë që për vitin 2022 do të jetë 2.9%.

Sipas tij, për më shumë se një vit të qeverisjes nuk ka asnjë rezultat dhe se krejt çka ka ndodhur është tendencë e popullizmit.

“Fatkeqësisht nëse ka një fjalë që e definon më së miri këtë qeveri është paaftësia. Kjo Qeveri është fotografia e paaftësisë qoftë në politikën e jashtme qoftë në politikën e brendshme. Sot nuk ka një sektorë në Kosovë që mund të thuhet se në korrikun e vitit 2022 është më mirë sesa në shkurt të vitit 2021. Kjo Qeveri ka marrë mbështetje qytetare dhe ka kaluar një vjet e gjysmë të kësaj Qeverie dhe efektet në asnjë fushë nuk janë pozitive”.

“Por përkundrazi ne kemi ose stagnim ose regres. Rritja ekonomike është shumë e vogël se inflacioni dhe pritjet për vitin 2022 janë që rritja mund të jetë 2.9%, por inflacioni do të vazhdojë të jetë në nivelin dy shifror. Krejt çka ka ndodhur është tendencë e populizmit siç ishte prezantimi me tog fjalshin një të punësuar në çdo familje pa dhënë dëshmi se sa familje nuk e kanë asnjë të punësuar dhe cila do të jetë kostoja dhe efekti. Janë komplet jo kompetent dhe poashtu jo koherent në ato që thonë”, tha Krasniqi.