Shtyrja për një muaj e reciprocitetit ide e Borrellit, thotë Lajçaku
Foto: Laura Hasani

Shtyrja për një muaj e reciprocitetit ide e Borrellit, thotë Lajçaku

Aktuale August 01, 2022 - 00:46

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të shtyhet për 30 ditë zbatimi i vendimit të reciprocitetit me Serbinë, ka reaguar i emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçaku e ka përshendetur vendimin e Kosovës për siç ka thënë “për ta pranuar propozimin e Josep Borrellit për shtyrjen e vendimit për reciprocitet, transmeton Zeri.info.

Ai po ashtu është shprehur mirënjohës ndaj ambasadës së SHBA-së në Kosovë për mbështetjen e fortë.

Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e Josep Borrelit për shtyrje për një mua të vendimit për reciprocitetit. BE-ja pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë. HRVP Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj USAmbKosovo për mbështetje të fortë”, ka shkruar Lajçaku në Twitter. /Zëri