
Në Merdar s’e marrin vendimin e Qeverisë, lëshojnë dokumente për hyrje-dalje të qytetarëve serbë
Aktuale
August 01, 2022 - 00:48
Në Merdar, disa minuta pas mesnatës, është lëshuar dokumenti i parë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës për hyrje/dale për një qytetar të Serbisë, raporton REL.
Zyrtarët policorë nuk kishin marrë ende njoftimin zyrtar për shtyrjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë deri më 1 shtator, nëse barrikadat e vendosura në veri hiqen gjatë datës 1 gusht.
