“Regjionet evropiane-Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës”, grupi i ri parlamentar në Serbi

“Regjionet evropiane-Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës”, grupi i ri parlamentar në Serbi

Aktuale August 01, 2022 - 18:32

Sot në Serbi u u konsitua Kuvendi i ri i Serbisë, me ç’rast filloi afati kohor 90-ditor për formimin e Qeverisë.

Në zgjedhjet e fundit, u zgjodh si deputetë edhe Shaip Kamberi, si përfaqësues i shqiptarëve që jetojnë atje, shkruan Zeri.info.

Mirëpo, sot është bërë e ditur se është formuar një grup i ri parlamentar në Kuvendin e Serbisë i quajtur “Regjionet evropiane-Vojvodina, Sanxhaku, Lugina e Preshevës”.

Ky grup parlamentar u formua nga koalicioni “Bashkë për Vojvodinën” me deputetët Tomislav Zhigmanov dhe Aleksandar Olenik, “SDA Sanxhak” me deputetët Enis Imamovië dhe Selma Kuçeviq dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me deputetin Shaip Kamberi formuan grupin parlamentar si të vetmin në betejën për liri e barazi dhe më autentik në përfaqësim.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, i cili përgëzoi deputetin Kamberi që luftoi për të drejtat e shqiptarëve të Luginës. /Zëri