Hovenieri Rakiqit: Reciprociteti, në pajtim me marrëveshjet e Brukselit

Hovenieri Rakiqit: Reciprociteti, në pajtim me marrëveshjet e Brukselit

Aktuale August 04, 2022 - 12:35

Ambasadori amerikan në Kosovë, Joeffrey Hovenier, tha sot se ia bëri të qartë kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, qëndrimin e SHBA-së rreth reciprocitetit për targa dhe dokumente nga ana e Kosovës.

Në takimin e zhvilluar me Rakiqin në zyrën e këtij të fundit në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, tha t’ia këtë konfirmuar se ky reciprocitet është në pajtim me marrëveshjet e Brukselit.

Amerikani u tha gazetarëve se kërkoi nga kreu i LS-së që situata të deeskalohet dhe që palët të kenë kujdes, ndërsa mirëpritet një takim i radhës i dialogut në Bruksel, më vonë gjatë këtij muaji.

Po ashtu, diplomati tha se ia ka bërë me dije qëndrimin e SHBA-së për individin Milan Radojiçiq, i cili është i sanksionuar nga Thesari Amerikan. Radojiçiq është nënkryetar i Listës Serbe.

Takimi Hovenier – Rakiq ndodh një ditë pasi Lista Serbe doli me qëndrimin se e synon rrëzimin e Qeverisë, që drejtohet nga Albin Kurti. /klankosova