Për gjashtë muaj 4450 pacientë kërkuan shërbime në Psikiatri

Për gjashtë muaj 4450 pacientë kërkuan shërbime në Psikiatri

Aktuale August 08, 2022 - 14:20

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Psikiatrisë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 ndihmë mjekësore kanë kërkuar 4450 pacientë.

Bëhet e ditur se janë pranuar për trajtim të mëtejmë 362 raste, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, raste urgjente kanë qenë 1257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 1652 raste.

Ndërkohe që vizita diagnostiko-psikologjike për të rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostiko-psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë ka pasur 771.

Sa u përket shërbimeve pedagogjike, në Shërbimin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë gjithsej janë kryer 306 shërbime. /Zëri