Haradinaj takon presidentin Begaj, thotë se zhvilluan bisedë vëllazërore

Haradinaj takon presidentin Begaj, thotë se zhvilluan bisedë vëllazërore

Aktuale August 08, 2022 - 15:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Haradinaj tha se me presidentin Begaj kanë pasur një bisedë të hapur e vëllazërore.

“Me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluam sot një bisedë të hapur dhe vëllazërore për situatën politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve”, shkroi Haradinaj.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve dhe sinqeriteti në raport me aleatët e sigurisë është jetik si asnjëherë më parë.

“Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.

Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët tanë të sigurisë, i prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është më jetik se asnjëherë më parë”, përfundoi Haradinaj. /Zëri