
Drejtues të PDK-së pritën në takim ambasadoren e Izraelit
Aktuale
August 08, 2022 - 15:34
Nënkryetarët e PDK-së, Vlora Çitaku e Uran Ismaili dhe sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, kanë pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
PDK-ja bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit, pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
“Ambasadorja Ziv ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar shtetin tonë në sektorë të ndryshëm.
PDK-ja si lidere e opozitës në Kosovë është e angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me shtetet aleate dhe sjelljen e investimeve të huaja në vend”, thuhet në postimin e PDK-së. /Zëri