Çitaku: Nuk do të ketë luftë, NATO-ja është garantuese e sovranitetit të Kosovës

Çitaku: Nuk do të ketë luftë, NATO-ja është garantuese e sovranitetit të Kosovës

Aktuale August 08, 2022 - 21:12

Kryeminsitri Albin Kurti, të hënën ka thënë për gazetën italiane “La Repubblica” se ekziston rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo ndaj këtyre deklarimeve të Kurtit, ka reaguar menjëherë ish-ambasadorja Vlora Çitaku, aktualisht nënkryetare e PDK-së.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje që të mos ndillet frikë dhe panik, pasi sipas saj nuk do të ketë luftë në Kosovë, raportion Zeri.info.

Sipas saj, NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës dhe se Serbia është në dijeni se çka sjellë një konflikt i hapur me NATO-n.

“Ka pasur luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasur mundësinë me luftuar atëherë. Ndërkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo-ja, dhe mundësisht të flasë për stikersa dhe barrikada. Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, ka thënë Çitaku.

Ndryshe, Kurti tha se “Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”. /Zëri