Rakiqi dhe kryetarët nga komunat veriore kërkojnë që KFOR-i të garantojë sigurinë në Kosovë

Rakiqi dhe kryetarët nga komunat veriore kërkojnë që KFOR-i të garantojë sigurinë në Kosovë

Aktuale August 11, 2022 - 19:35

Ruajtja e paqes dhe stabilitetit është qëllimi parësor, andaj KFOR-i duhet të mbetet garant se situata e sigurisë në Kosovë nuk do të përshkallëzohet, për shkak të mosmarrëveshjes me Prishtinën dhe njoftimit se pas 1 shtatorit, do të vazhdojë zbatimi i vendimit për riregjistrimin e automjeteve dhe lëshimi i dokumenteve të hyrje/daljes.

Kështu kanë bërë të ditur sot në Mitrovicën veriore kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës, Milan Radojeviq, Zoran Todiq, Srgjan Vuloviq dhe Dragisha Miloviq në një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.

“Ne jemi të vendosur që si përfaqësues legjitimë të serbëve të punojmë në zgjidhje që do të tejkalojnë tensionet, por për një gjë të tillë duhet konstruktivitet dhe nga pala e kundërt, që nuk është shembull tani, por duke marrë vendime të njëanshme dhe këmbëngulësinë për zbatimin e tyre, situata komplikohet edhe më shumë dhe kjo nuk është e mirë për askënd”, kanë porositur Rakiq dhe kryetarët e komunave, transmeton Telegrafi.

Ata ishin të qartë në kërkesën e tyre që Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri të Kosovës pa miratimin e KFOR-it dhe theksuan se mandati i KFOR-it që buron nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara 1244, kur bëhet fjalë për kontributin për një mjedis të sigurt, është diçka që në të cilën duhet punuar vazhdimisht.

“Ne do të bëjmë gjithçka që njerëzit në këto zona të jetojnë më mirë dhe pikërisht për këtë insistojmë në themelimin e Asociacionin e komunave serbe, mekanizmat e të cilit do të kontribuojnë në synimet tona dhe në asnjë mënyrë nuk do të jenë kërcënim për të gjithë ata, të cilët mendojnë se formimi i saj mund të kërcënojë këdo”, u tha në takimin e sotëm, me mesazhin se komunikimi do të jetë më intensiv në periudhën e ardhshme për shkak të jostabilitetit të situatës së sigurisë. /telegrafi