Fillon të bie numri i të spitalizuarve nga COVID-19
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka rënë numri i pacientëve në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme që po trajtohen me koronavirus.
Sipas SHSKUK-së janë 62 pacientë të cilët po marrin trajtim nëpër klinika, derisa dje numri i të hospitalizuarve ka qenë 88 që kanë marrë shërbime.
Ndërkohë në klinikën Infektive janë duke u trajtuar 25 pacientë ndërsa në klinikën e Neonatologjisë një foshnje. /Zëri
Raporti i datës 12 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 25 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.