Osmani ngushëllon familjet e të vrarëve në Cetinë të Malit të Zi

Osmani ngushëllon familjet e të vrarëve në Cetinë të Malit të Zi

Aktuale August 12, 2022 - 22:16

Presidentja e Kosovës ka shprehur ngushëllime për ngjarjen tragjike në Cetinë të Malit të Zi, që vdiqën 11 persona e disa të tjerë u plagosën.

Ajo ka thënë se është e pikëlluar për këtë lajm, si dhe Kosova solidarizohet me Malin e Zi në këtë moment të vështirë.

Osmani u ka uruar shërim të plagosurve në këtë ngjarje.

“U shprehi ngushëllime presidentit Gjukanoviq, familjevë që humbën të dashurit e tyre, kurse shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri