KEDS-i me këshilla kursimi të rrymës për dyqanet e vogla

KEDS-i me këshilla kursimi të rrymës për dyqanet e vogla

Aktuale September 12, 2022 - 11:42

Meqenëse kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm në këtë periudhë, ekspertët nga KEDS-i po përgatisin vazhdimisht udhëzime për kategori të ndryshme.

Përmes një njoftimi, KEDS-i ka publikuar disa këshilla praktike, të cilat mund të ndihmojnë dyqanet e vogla:

- Rregulloni termostatin për t’iu përshtatur sezonit. Rregullimi i termostatit të ftohjes, për një ose dy shkallë më lart, mund të sjellë kursime të mëdha të energjisë elektrike.

- Reduktoni përdorimin e ujit të nxehtë që ngrohet me energji elektrike.

- Minimizoni apo fikni dritat dekoruese dhe reklamuese, pasi që ndriçimi i shumtë reklamues në dyqane është shpenzues mjaft i madh i energjisë elektrike.

- Pastroni shpesh poçat elektrikë nga pluhuri. Poçat e vjetër dhe grumbullimi i pluhurit në sipërfaqen e tyre mund të zvogëlojnë ndriçimin total deri në 50%.

- Fikni dritat në ato hapësira që nuk përdoren. Përdorni llamba efiçiente, pra llamba LED.

- Largoni spinën e pajisjeve elektronike nga priza. Disa pajisje ende konsumojnë energji elektrike në sasi të vogël kur janë të kyçur në prizë. /Zëri