KFOR-i amerikan lajmërohet nga veriu: Po ofrojmë mjedis të sigurt [video]

KFOR-i amerikan lajmërohet nga veriu: Po ofrojmë mjedis të sigurt [video]

Aktuale September 12, 2022 - 15:50

Komandanti rajonal i KFOR-it në lindje, kolonel Christopher Samulski, ka dhënë një mesazh nga veriu i Kosovës.

Përmes një videomesazhi, ai ka thënë se mandati i KFOR-it është që t’u sigurojë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt.

“Mandati ynë është t’u sigurojmë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt, pavarësisht nga përkatësia etnike, feja, ose vendi ku ata jetojnë. Prandaj, ne patrullojmë të gjitha zonat dhe qëndrojmë pranë komunitetit”.