Nesër bllokohen disa rrugë në Prishtinë, shkak vizita e presidentes së Hungarisë

Nesër bllokohen disa rrugë në Prishtinë, shkak vizita e presidentes së Hungarisë

Aktuale September 12, 2022 - 21:19

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa segmente rrugore në Prishtinë do të jenë të mbyllura nesër e pasnesër.

Shkak për këtë është vizita e presidentes së Hungarisë, Katalin Novak, së bashku me një delegacion.

Policia po ashtu njofton se për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet do të angazhohen zyrtarë policorë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, thuhet në njoftim. /Zëri